Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parkimi me pagesë, ZMK: Rama tallet me qytetarët, gjeti instrument të ri për të zhvatur para
English

Parkimi me pagesë, ZMK: Rama tallet me qytetarët, gjeti instrument të ri për të zhvatur para

Tiranë, 16 gusht, NOA – Shoqata për Mbrojtjen e Komsumatorëve ka reaguar sot ndaj nisjes së projektit të parkimit me pagesë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Italia” duke deklaruar se ky është një instrument i ri për zhvatjen apo gjobitjen e qytetarëve nga kryebashkiaku Edi Rama.

Kreu i ZMK-së, Altin Goxhaj tha se “kjo është hipokrizia bashkiake e rregullimit të trafikut duke vjelë miliona nga parkimi me pagesë dhe temperatura 42º Celcius e autobuzëve të rinj me kondicionerë “të prishur”.

Duke iu referuar projektit të Bashkisë i reklamuar se do të ulë trafikun në qytet dhe do të përmirësojë ajrin, Goxhaj deklaroi se “Kjo është një tallje me qytetarët dhe kushtet urbane të një qyteti pa parkingje publike, me rrugë të projektuara sipas interesit të ndërtuesve të pallateve të sotme dhe të nesërme, dhe kundër interesit të banorëve të pallateve përkatëse dhe të vetë qytetit”.

Sipas Goxhaj, bashkia tallet me qytetarët kur thotë se do të ulet trafiku në qytet si pasojë e parkingjeve me lekë, pasi tashmë do të jetë më e vështirë të parkosh në rrugët kryesore, që do të thotë që makinat do të popullojnë më shumë trafikun se nuk kanë ku parkojnë dhe nga ana tjetër do të popullojnë qoshet e rrugëve dytësore duke e vështirësuar më shumë trafikun në ato rrugë.

Goxhaj nënvizoi se “bashkia tallet edhe kur thotë se qytetarët do të lënë makinat për të udhëtuar me autobus, pasi sipas ZMK-së në 5 autobuzë në Tiranë, përkatësisht në linjën Kombinat-Kinostudio, Tirana e Re – Stacioni i Trenit, dhe Uzina Dinamo, duke përfshirë edhe 1 autobuz të ri të linjës së Tiranës së Re të promovuar me aq bujë nga Edi Rama si një standard i ri, temperatura në autobuzët e rinj dhe të vjetër të Tiranës arrinte në orarin 12:30 – 14:30 në 42º Celcius, një temperaturë asfiksuese për të moshuarit, të sëmurët me zemër dhe gratë shtatzëna”.

“Por Edi Rama udhëton me makinën e vet me kondicioner dhe nuk mund ta kuptojë se çdo të thotë të udhëtosh në temperaturën 42º Celcius, pasi ditën që ai përuroi linjën private të Tiranës së Re me autobuzët e rinj të bardhë, kondicionerët ishin ndezur si dekor i shoë-t përkatës”, tha kreu i ZMK-së.

Sipas tij, makinat do të detyrohen të enden dhe sorollaten më kot në Tiranë për të gjetur një vend për të parkuar makinën dhe gjithashtu ato që kanë parkuar me pagesë do të përpiqen të qëndrojnë sa më pak në vendqëndrim për të mos kaluar 60 minutëshin çka do të thotë më shumë ecje në qytet.

Ky projekt i parkimit me pagesë dëshmon sipas Goxhaj, mosinteresimin e kryebashkiakut Rama për Tiranën, por thekson etjen e tij për para për mitingjet e fushatës vendore të vitit të ardhshëm.

mit/NOA

KOMENTE