Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
QSUT, Dashi: Nga rritja e pagave më të favorizuar mjekët dhe infermierët
English

QSUT, Dashi: Nga rritja e pagave më të favorizuar mjekët dhe infermierët

Tiranë, 16 gusht, NOA - Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka zbardhur rritjen e pagave për gjithë personalin shëndetësor, ku më të favorizuar duket të jenë mjekët dhe infermierët.

Nga kjo rritje, përfitojnë 2685 punonjës të QSUT-së, ndërkohë që shtesa është e diferencuar sipas profesionit.

Ka qenë vetë drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, i cili ka pohuar se “Shtesa e pagave e miratuar nga qeveria është një stimul që bëhet për mjekët, infermierët dhe gjithë personelin mbështetës”.

Sipas Dashit, aktualisht janë zbardhur vendimet dhe janë duke u hartuar tabelat përfundimtare, për të shpërndarë pagesat në muajin shtator, por sipas drejtorit Dashi, efekti financiar i kësaj shtese ka nisur që në fillim të muajit korrik.

Shtesën më të madhe të pagave e përfitojnë mjekët, infermierët dhe më pas shefat e shërbimeve.

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, tha ndërkaq se kjo rritje e pagave kërkon një buxhet prej 88.366.880 lekë shtesë gjatë një viti.

Por, personeli shëndetësor përveç rritjes së pagës që bëhet më vendim të Qeverisë, përfiton edhe shpërblime nga të ardhurat dytësore, ashtu siç u aplikuan pak muaj më parë. Duke parë të ardhurat dytësore të realizuara nga shërbimet, sipas drejtorit Ilir Dashi do të ketë të tjera pagesa bonus.

Tabela e rritjes së pagave

Pozicioni Ishte Bëhet

Shef shërbimi Biomedikal 52000 54000

Shef Shërbimi 52000 54000

Mjek kirurg 35000 40000+ vështirësi

Mjek 35000 40000

Kr/infermiere 28000 30500

Infermiere 22000 25000

Infermire onkologjik 26500 28500

Infermire psikiatri 26500 28500

Laborante 23000 25000

Nd/farmacist 22000 24000

Sanitare 18000 19000

Drejtori i QSUT-së, bëri me dije se kjo është paga bazë pa përfshirë rritjet, që bëhen nga vjetërsia në punë, etj. ,.

KOMENTE