Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Fakte të reja për Vokshin, Berisha i përfshirë në korrupsion
English

Shalsi: Fakte të reja për Vokshin, Berisha i përfshirë në korrupsion

Tiranë, 16 gusht, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në konçensionin që i është dhënë bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi paraqiti sot akuza të reja dhe fakte që sipas tij vërtetojnë përfshirjen në këtë afer të “Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha”.

Sipas Shalësit Rrahman Selmanllari rezulton të jetë aksioneri tjetër i kësaj kompanie.

Shalësi u shpreh se Selmanllari njihet në opinion “si një person i përfshirë drejtpërdrejt në Gërdec, Orikum apo në shumë afera të tjera pronash e biznesi në të gjithë Shqipërinë”.

Ndërkohë që me bashkëshortin e deputetes së PD-së, Selamnllari, sipas Shalësit merret me “tregtimin e karburanteve dhe vajrave lubrifikuese,” “të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij, Stream Oil”.

Shalësi u shpreh se kryeministri Sali Berisha duhet të përgjigjet nëse dhënia e koncesioneve “është një fasadë për të fshehur përfshirjen e drejtpërdrejtë në biznese korruptive të anëtarëve të familjes në pushtet?”

Shalsi u shpreh se kryeministri Sali Berisha duhet të reagojë për këtë akuzë dhe për konçensionin që i është dhënë në shkelje me ligjin bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

“A është heshtja e Kryeministrit e detyruar nga përfshirja e drejtpërdrejtë e familjes së tij në këto afera korrupsioni? Opinioni publik mund të gjykojë vetë.

Partia Socialiste kërkon nga palët e përfshira t’i sqarojnë publikisht pyetjet që dalin nga kjo lidhje e cila duket se ka përfshirë pushtetin në një rrjet korrupsioni me biznesin”, tha Shalsi.

Ai shtoi se heshtja e tejzgjatur e pushtetit në lidhje me këto afera mund të interpretohet si pranim faji nga ana e tij.

NOA

KOMENTE