Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kauza e Kosovës, pas GJND Meta merr mesazhe falenderimi nga homologu gjerman, austriak e bullgar
English

Kauza e Kosovës, pas GJND Meta merr mesazhe falenderimi nga homologu gjerman, austriak e bullgar

Tiranë, 17 gusht, NOA - Pas mendimit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ku u gjykua se shpallja e njëanshme e saj nuk binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare, zëvendëskryministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka marrë disa mesazhe falenderimi nga homologët evropianë, që i shprehin kreut të diplomacisë shqiptare vlerësimin e tyre për rolin e diplomacisë shqiptare në mbrojtjen e kauzës së Kosovës si dhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të ri.

Mesazhe falënderimi kanë mbërritur nga zëvendëskancelari gjerman, Guido Westerwelle, kreu i diplomacisë austriake, Michael Spindelegger si dhe ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov.

Zëvendës Kancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle shprehet në mesazhin e tij drejtuar zotit Meta, se “pavarësia e Republikës së Kosovës dhe integriteti i saj territorial për Gjermaninë janë fakte të pamohueshme, të cilat nuk vihen në pikëpyetje”, duke shtuar se “tashmë është mbyllur pjesa juridike dhe ka ardhur koha për dialog, duke patur parasysh njëkohësisht se “e ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës gjendet në Bashkimin Evropian”.

Ndërsa homologu austriak, Michael Spindelegger, në letrën e tij i shkruan homologut shqiptar se “Opinioni i GJND-së hap rrugën për njohje të reja dhe ofron shpresë për zhvillimin social dhe ekonomik të shtetit të ri”.

Spindelegger shprehet më tej se “nisja e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës do të jetë në radhë të parë në interes të qytetarëve, që jetojnë në të dy shtetet”.

Në përfundim, duke vlerësuar angazhimin e diplomacisë shqiptare, zoti Spindelegger shkruan se “dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për përqasjen tuaj të qartë dhe të ekuilibruar në çështjen e Kosovës fqinje. Ju siguroj për angazhimin tim të mëtejshëm në shërbim të progresit të marrëdhënieve Serbo-Kosovare si dhe për vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian për të gjithë vendet e Evropës Jug-Lindore”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka marrë edhe një mesazh nga homologu i tij bullgar, Nickolay Mladenov, i cili i shpreh kënaqësinë për pozicionet e njëjta të të dy vendeve sa i përket “nevojës për të ndërtuar një Kosovë të qëndrueshme, në paqe, demokratike dhe multi-etnike”.

Zoti Mladenov konfirmon në letrën e tij bindjen se “Opinioni këshillimor i GJND-së do të hapë rrugën për “fillimin e një faze të re në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për krijimin e besimit reciprok, kaq të nevojshëm në rajon”.

Në mbyllje të letrës së tij, ministri Mladenov e ka siguruar shefin e diplomacisë sonë, se “Bullgaria e “konsideron dialogun konstruktiv mes Prishtinës dhe Beogradit si një hap esencial për zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor” dhe se vendi i tij “do të jetë i gatshëm të bëjë maksimumin për suksesin e këtij dialogu brenda kornizës së Bashkimit Evropian”.

mit/NOA

KOMENTE