Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Shëndetësisë Vasili: Me masterplanin e ri, të ulet ditëqëndrimit i pacientëve në spital
English

Ministri i Shëndetësisë Vasili: Me masterplanin e ri, të ulet ditëqëndrimit i pacientëve në spital

Tiranë, 17 gusht, NOA – Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u ka kërkuar mjekëve që me hapjen e spitalit të ri, të Urgjencës, brenda këtij viti, të shkohet drejt uljes së ditëqëndrimit të pacientëve në ambientet spitalore. Këtë kërkesë ministri e bëri gjatë prezantimit pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të fazës së parë të masterplanit që do të modernizojë QSUT-në.

“Ajo, që ne duam të synojmë është ulja e ditëqëndrimit të pacientit në spital. Dihet që kemi shifra të larta, ndaj edhe kërkoj nga ju që me hapjen e spitalit të ri, të synohet edhe më shumë kjo, duke shkuar drejt shërbimit ambulator, për ato raste urgjente të cilët nuk kanë nevojë të qëndrojnë gjatë” ka theksuar Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Në prezantimin e masterplanit drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi ka pohuar se “Ky masterplan modernizon drejt standardeve evropiane QSUT-në, e cila është qendra më e rëndësishme e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri”.

Sipas zotit Dashi, duke qenë projekti më ambicioz i transformimit infrastrukturor të saj, ai nuk është vetëm një transformim infrastrukturor, por edhe konceptual, që do të prekë jo vetëm QSUT-në por do të ketë një ndikim të rëndësishëm në gjithë sistemin tonë shëndetësor.

Masterplani parashikon përqendrimin e të gjitha shërbimeve dhe bashkë me spitalin e Urgjencë-Pranimit, që do të inaugurohet së shpejti do të sjellë:

Përqendrim të shërbimeve spitalore në një variant vertikal duke shmangur fragmentarizimin e sotëm, duke sjellë ndryshim konceptual në strukturën dhe funksionin e spitalit.

Zgjidhje përfundimtare të problemeve të Urgjencave, duke përfshirë edhe traumatologjinë, e shoqëruar dhe me krijimin e Departamentit të Urgjencave si specialitet më vete.

Përqendrim të imazherisë e laboratorëve dhe krijim të një arsenali pajisjesh ndër më modernet në rajon.

Modernizim dhe koncentrim të sallave të operacioneve nëpërmjet krijimit të një blloku operator me 7 salla dhe infrastrukturë mjaft të sofistikuar si edhe index shfrytëzimi dhe funksioni në nivelet europiane.

Një bllok sterilizimi të cilësisë e kapaciteteve evropiane.

Rikonceptim të funksioneve ambulatore duke krijuar të gjitha kushtet për rritjen e numrit të pacientëve ambulatorë, për mirëfunksionim të sistemit të referimit, të sistemit të konsultave, të listës së pritjes me qëllim që të synohet ulja e ditëqëndrimit në spital dhe ulja e numrit të shtretërve.

Ofron të gjithë shanset për përdorimin e teknologjisë më të lartë të informacionit të dixhitalizuar.

Fut në efiçencë të gjitha hapësirat e kampusit të QSUT-së duke vendosur kontrollin dhe sistemimin e plotë të territorit të jashtëm e të brendshëm.

mit/NOA

KOMENTE