Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëna denoncon djalin në polici: Më rreh vazhdimisht
English

Nëna denoncon djalin në polici: Më rreh vazhdimisht

Korçë, 17 gusht, NOA – Një grua nga qyteti i Korçës ka paditur në polici djalin e saj për ushtrim dhune. Në padinë e regjistruar në komisariatin e këtij qyteti është 40 vjeçarja me inicialet B. Z lindur dhe banuese në Korçë ka deklaruar se djali i saj 17 vjeçar e rreh dhe e kërcënon vazhdimisht.

Pas njohjes me situatën dhe pas verifikimit deklarimeve të nënës 40 vjeçare, policisë i ka rezultuar se djali i saj, 17 vjeçari E. Z ka pasur dhe më parë probleme me forcat e rendit.

Sipas Policisë së Korçës, shtetasi E.Z është akuzuar më parë dhe ndaluar nga policia për veprën penale të vjedhjes.

Policia ka marrë në mbrojtje nënën 40 vjeçare duke dhe ka nisur procedimin penal ndaj djalit të saj për veprat e “Kanosjes” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

NOA

KOMENTE