Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njohjet e reja të Kosovës, opozita, qeverisë: Në vend të letrave duhet aktivitet lobimi diplomatik
English

Njohjet e reja të Kosovës, opozita, qeverisë: Në vend të letrave duhet aktivitet lobimi diplomatik

Prishtinë, 17 gusht, NOA – Pas letrave të dërguara nga Presidenti dhe kryeministri i Kosovës të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, me kërkesën për të shtuar njohjet e Kosovës dhe për rrjedhojë edhe për refuzimin e rezolutës së Serbisë kundër shtetit të ri, opozita e Kosovës ka kërkuar që në vend të letrave diplomatike duhet që qeveria dhe kuvendi të bëjnë një aksion lobimi diplomatik.

Vendimi për t’u nisur letra vendeve anëtare të OKB-së, erdhi pas mendimit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe ndërsa lufta për mbrojtjen e statusit të Pavarësisë tashmë është shpërnbgulur në OKB, kur më 14 shtator pritet të diskutohet projektrezoluta e Serbisë, që i mëshon faktit të bisedimeve të reja për statusin.

Por, partitë e opozitës, kritikojnë të dy autoritetet më të larta të Kosovës, presidentin sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, duke theksuar se nga këto politika pasive do të vonojnë edhe reagimet me njohje të reja të kosovës, pas GJND-së.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke theksuar se qeveria nuk e ka menaxhuar mirë këtë situatë të pas GJND-së, shpjegoi se “Letra të tilla duheshin dërguar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, e mandej të vazhdohej me krijimin e ekipeve, të cilat do të lobonin te të gjitha shtetet, që ende nuk e kanë njohur Kosovën”.

Sipas Isufit për shkak të këtyre reagimeve të mefshta të qeverisë dhe presidentit, po vonojnë edhe njohjet e reja të Kosovës, aq të domosdoshme për të arritur mirëkuptimin e duhur në mbledhjen e OKB-së.

Pakënaqësitë e opozitës vijnë sidomos për shkak se pas vendimit në favor të Kosovës nga GJND, nuk është shënuar asnjë njohje e re. Madje përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar që institucionet të intensifikojnë aktivitetet diplomatike në prag të Asamblesë së Përgjithshme në funksion të shtimit të njohjeve.

mit/NOA
KOMENTE