English

Qyteti francez ofrohet për ndeshjen e demave

Beziers, Francë 17 Gusht NOA - Qyteti i Beziers, në jug-lindje të Francës, është ofruar për të mirëpritur në arenat e saj, ndeshjet me dema që organizohen nga klubet spanjolle në katalonjë.

Propozimi erdhi menjëherë pas vendimit që u mor ne këtë rajon, i cili bëri të ditur ndalimin e tyre në mënyrë kategorike.

“Sapo të mbyllet sezoni i Beziers (një takim tradicional i gushtit, i animuar pikërisht me ndeshjet e demave), do të nisim kontaktet me Barcelonën, për të kërkuar atyre, që të organizojnë në vendin tonë, ndeshjet e mëdha të demave”, - këto ishin fjalët e kryebashkiakut Raymond Couderc, në lidhje me këtë vendim.

r.b/NOA

KOMENTE