Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditëse, zhysin fëmijët në prostitucion, u marrin dhe fitimet (VIDEO)
English

Tronditëse, zhysin fëmijët në prostitucion, u marrin dhe fitimet (VIDEO)

Florida, 18 Gusht NOA/ Rid Bulku - Një formë e çuditshme e prostitucionit dhe incestit ka goditur Floridën. Janë kapur në flagrancë disa pedofilë, të cilët kontaktonin me prindërit, për të kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët e tyre.

Policia arrestoi 15 burra. Kapja e tyre u bë përmes kurthit nëpërmjet chat-it apo reklamave të publikuara në një gazetë, në të cilin prindërit e kërkuar “prostituonin” fëmijët e tyre të mitur.

Të arrestuarit u gjendën nëpërmjet agjentëve, të cilët duke u hequr si prindërit të interesuar në propozime e tyre, nxorën në dritë këto marrëveshje dhe prova të tmerrshme. Një nga të arrestuarit, një 31 vjeçar, i kërkoi një oficeri nëse kishte fëmijë të vegjël.

Të tjerë kanë dërguar foto pornografike dhe kanë specifikuar në detaje atë që ata donin nga marrëdhëniet me fëmijët.

Disa persona janë paraqitur në takime me prezervativë në njërën dorë dhe çokollata në tjetrën.

Një polic u trondit kur zbuloi se një nga të arrestuarit, një 33 vjeçar, ka qenë trajner i bejsbollit për djalin e tij, kur ai ishte 8 deri 10 vjeç.

Të gjithë të arrestuarit janë mes moshës 18 dhe 67 vjeçare. Gjashtë prej tyre janë të martuar ndërsa njëri është baba i gjashtë fëmijëve.

Rrjeti televiziv Fox ka bërë të ditur emrat e disa të arrestuarve. Njëri prej tyre në një bisedë telefonike pohoi se kishte pritur gjithë jetën për të kryer marrëdhënie seksuale me një dymbëdhjetë vjeçare dhe nënën e saj.

Një tjetër, një 32 vjeçar, u mburrte pasi kishte pasur marrëdhënie në moshën 16 vjeçare me një vajzë 8 vjeçe dhe në moshën 21 vjeç, me një 12 vjeçare.

r.b/NOA

{youtube}e6XAnibrQHE{/youtube}

KOMENTE