Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Gumës, Mëhilli: Lajmi i gazetës i pavërtetë, kryeministri ka kërkuar vetëm publikisht, dënimin e autorit
English

Vrasja e Gumës, Mëhilli: Lajmi i gazetës i pavërtetë, kryeministri ka kërkuar vetëm publikisht, dënimin e autorit

Tiranë, 17 gusht, NOA - Zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli deklaroi sot pasdite se lajmi i një gazete të përditshme, sipas të cilit kryeministri dhe dy deputetë të Vlorës kanë negociuar për dorëzimin në polici të Ilir Mukës akuzuar për vrasjen e qytetarit Aristotel Guma, është sajim dhe tërsisht i pavërtetë.

“Kryeministri Berisha përveç deklaratës publike për dënimin e aktit dhe kërkesës ndaj organeve të rendit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorit të krimit, nuk ka bërë asnjë hap tjetër siç pretendon e përditshmja”, përfundoi deklaratën për mediat, zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli.

Pas vrasjes me një aksident të qëllimshëm të 35 vjeçarit Aristotel Guma, i pari që theksoi se ngjarja ndodhi për motive etnike ishte kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe më pas kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Aksidenti ndaj himariotit Aristotel Guma, që njihej për idetë e tij se “Himara është Greqi”, ndodhi të enjten e kaluar në mbrëmje, rreth orës 22.00, kur një makinë Audi me targë angleze, e drejtuar nga Ilir Muka dhe i përkrahur nga miqtë e tij pasagjerë, goditi fort viktimën Guma, i cili ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij, në rrugën e Himarës.

Pas aksidentit, 20 vjeçari nga Vlora Ilir Muka braktisi makinën dhe u largua nga vendngjarja, po ashtu edhe miqtë e tij, të cilët të nesërmen e aksidentit u arrestuan të gjashtë dhe tashmë po vuajnë dënimet e caktuara nga policia.

Ndërsa Ilir Muka u vetëdorëzua mbrëmjen e të dielës, pasi ishte gjetur në një zonë pranë Himarës i dehidratuar dhe në gjendje të rëndë psikologjike nga familjarët e tij, të cilët edhe e bindën të vetëdorëzohej në polici.

Policia e Vlorës ka dhënë arrest me burg për 20 vjeçarin, por ende nuk ka sqaruar motivet e vërteta të aksidentit të qëllimshëm, që si mediat vendase, si ato greke, vrapuan ta rendisin si një ngjarje me motive etnike.

Megjithatë, ajo që është e sigurt është se vrasja mund të cilësohet si e qëllimshme, por më shumë se etnike ajo nënvizon qartë mendësinë e mbrapshtë të disa të rinjve, të cilët goditën duke lënë të vdekur 35 vjeçarin Aristotel Guma.

mit/NOA
KOMENTE