Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferraj: Gërmimet arkeologjike në Apolloni, na duhen për zhvillimin e turizmit Kulturor
English

Xhaferraj: Gërmimet arkeologjike në Apolloni, na duhen për zhvillimin e turizmit Kulturor

Apolloni, Fier, 17 gusht, NOA – Zbulimi i bustit të atletit romak dy ditë më parë nga ekspedita shqiptaro-franceze në Apolloni ka bërë që ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj bashkë me ambasadoren franceze, të vizitojnë sot Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Zbulimi i bustit me përmasa të mëdha, një objekt i rrallë, që doli në dritë falë punimeve tek vila me impluvium, nxorri në pah një bust të ruajtur në gjendje të përkryer.

Arkeologët i kanë thënë ministrit se “mendojnë se mund të jetë objekti më i rëndësishëm i gjetur në 50 vitet e fundit në Apolloni, madje mund të jetë një produkt i shkollës Apolloniate të skulpturës e njohur në antikitet”.

Duke e patur një strategji të reklamuar për zhvillimin e turizmit kulturor, MTKRS ka siguruar arkeologët për mbështetje të mëtejshme në kërkimet e tyre arkeologjike.

Busti i atletit romak, do të bëhet pjesë e koleksionit të objekteve arkeologjike, që do të vendosen në muzeun arkeologjik të Apollonisë, i cili do të rihapet pas financimit të planifikuar në bashkëpunim me UNESCO-n dhe UNDP-në, në kuadër të Fondit Spanjoll me një shumë prej 150.000 USD, i cili ka në fokusin e tij edhe aktivitete të tjera të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Rihapja e muzeut arkeologjik, projekti i të cilit tashmë është përfunduar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, pritet të krijojë kushte shumë të mira për vizitorët, të cilët do të njihen me pasuritë e nëntokës së Apollonisë, sikundër ishte edhe busti i atletit romak, i gjetur para dy ditësh.

Ministri ka vizituar edhe pjesën kodrinore ku po zhvillohen gërmimet për të nxjerrë sa më në pah qytetin antik, të Apollonisë.

mit/NOA
KOMENTE