Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE mbështet pranimin e Kosovës në BERZH
English

BE mbështet pranimin e Kosovës në BERZH

Bruksel, 18 gusht, NOA - Kosova ka gjetur mbështetje për një anëtarësim të mundshëm në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

"Anëtarësimi i Kosovës në BERZH do të ishte një hap i rëndësishëm pas pranimit të saj në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar", tha Komisioneri i BE-së për politikën monetare Oli Rehn të martën në Bruksel pas një takimi me ministrin e Kosovës për Ekonomi dhe Financa Ahmet Shala.

Ministri Shala shprehu optimizmin e tij se Kosova do të marrë një numër të mjaftueshëm të votave për pranimin në BERZH. Rehn ka përshëndetur marrëveshjen e arritur kohë më parë ndërmjet Kosovës dhe FMN-së, duke theksuar se me këtë është përmbushur një parakusht i rëndësishëm për një ndihmë të jashtëzakonshme të Komisionit Evropian në volumin prej 30 milionë eurosh.

"Komisioni është kujdesur për zhvillimet ekonomike dhe sociale të Kosovës", tha Rehn më tej. Kështu, autoriteti i BE-së para dy vjetësh mbajti një konferencë donatorësh për shtetin ballkanik. BERZH promovon ndër të tjera projekte të infrastrukturës në Evropën Lindore.

KOMENTE