English

Mesut Ozil kalon te Real Madrid

Berlin, 18 gusht, NOA - Futbollisti i kombëtares gjermane l largohet nga Verder Bremen dhe kalon tek Real Madridi. Këtë e konfirmoi ekipi i Bundesligës Verderi.

Për shumën e marrë për largimin e tij Verder nuk deshi të prononcohej. Por sipas medieve spanjolle klubi i Verder Bremenit ka kërkuar për 21 vjeçarin një shumë prej rreth 15 milionë euro. Ozil mungoi në stërvitjen përfundimtare para ndeshjes kundër Sampdoria Xhenova, që zhvillohet të mërkurën.

Ai po ndjek rrugën e kolegut të tij Sami Khedira nga ekipi i Shtutgartit, i cili pak kohë më parë shkoi edhe ai me Realin.

Kolegu i tij i ekipit Clemens Fritz pas këtij lajmi para gazetarëve tha: "Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për cilësinë e Mesutit. Natyrisht nuk është e mirë që ai tani largohet. Një pjesë natyrisht mund edhe ta kuptojnë, por kjo është edhe mjaft e qartë: Ne na nevojitet tani qetësi, të koncetrohemi tek detyrat e rëndësishme që kemi para. Dhe kjo është më e mira dhe më e rëndësishmja që ne të përqendrohemi tek vetja jonë".

NOA/DV

KOMENTE