English

Rusia thotë se është e gatshme për të anuluar disa monedha

Rusi, 18 gusht NOA - Rusia është e gatshme për të anuluar monedhat prej 1, 5 dhe 10 kopekë dhe kjo pasi kostoja e krijimit të tyre është më e lartë se sa vlera që kanë.

Sipas faqes zyrtare të Vesti.ru, Parlamenti Rus do të shqyrtojë në seancën e parë të vjeshtës, këtë propozim të Bankës Qendrore për të hequr nga qarkullimi këto monedha.

Kështu për të bërë një monedhë me vlerë 5 kopekë, janë të nevojshme 72 kopekë. Edhe në dyqane vlera e tyre është e parëndësishme ku shpeshherë nuk vihen më re vlerat e saj.

r.b/NOA

KOMENTE