English

Studimi, ka ende naftë në fund të detit: rreth 70-79 %

SHBA, 18 Gusht, NOA - 79% e naftës së derdhur prej datës 20 prill, pas shpërthimit të platformës Deepwater Horizon, mund të jetë ende e pranishme në ujërat e Gjirit të Meksikës dhe mund të duhen vite për zhdukjen përfundimtare të saj.

Ky është një fakt i cili mbështetet nga shkencëtarët e Universitet të Gjeorgjisë, një studim i cili u publikua në Wall Street Journal dhe që kundërshton deklaratat e qeverisë federale. Studimi, i cili ende nuk është publikuar, por që rezultatet u shfaqën në mënyrë paraprake nga Wall Street Journal, tregojnë se Bp dhe autoritetet amerikane janë limituar në vlerësimet e tyre të përcaktimit të sasisë së naftës së shkrirë ose të zhdukur në sipërfaqe. Sipas Charles Hopkinson, i Universitetit të Gjeorgjisë, nën sipërfaqen e detit ka ende një sasi nafte , e cila është tepër e vështirë të përcaktohet, por sipas llogaritjeve të bazuara në një model të saktë matematik duhet të korrespondojnë me 70 – 79 % të naftës së rrjedhur nga platforma.

r.b/NOA

KOMENTE