Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentuan t’i vidhnin lokalin, arrestohen dy vjedhësit
English

Tentuan t’i vidhnin lokalin, arrestohen dy vjedhësit

Lezhë, 18 gusht, NOA – Tentuan t’i vidhnin lokalin bar-kafe një shtetaseje, por arrestohen në flagrancë nga policia.

Sikundër mësohet policia e Lezhës, ka prangosur dje pasdite 26 vjeçarin Ferdinant Dida nga fshati Zejmen i lezhës dhe 18 vjeçarin Armando Lleshi nga fshati Shkopet i rrethit të Kurbinit.

Dy të rinjtë janë arrestuar dje në orën 16.10 të pasdites, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, pasi në orët e para të mëngjesit të datës 17 gusht, kanë tentuar t’i vjedhin lokalin bar-kafe shtetases 47 vjeçare me iniciale M.D, në fshatin Balldre të Lezhës.

Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe sekuestruan një qese plastike, dhe dy kanaçe B 52 si dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, me targë LE 8499 A, në pronësi të shtetasit Ferdinant Dida.

mit/NOA
KOMENTE