Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unioni i Studentëve Vlorë: Arrestimi i të rinjve të aksidentit në Himarë, me motive politike
English

Unioni i Studentëve Vlorë: Arrestimi i të rinjve të aksidentit në Himarë, me motive politike

Vlorë, 18 gusht 2010, NOA – Një grup të rinjsh nga qyteti i Vlorës kanë paraqitur sot një peticion për Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me anë të të cilit kërkojnë lirimin e pesë të burgosurve për vdekjen në aksident të Aristotel Gumës dhe ndjekjen e tyre në gjendje të lirë.

Përfaqësues të të rinjve dhe shoqërisë civile kanë deklaruar se hetimet ndaj të rinjve mund të vijojnë pa qenë nevoja që ata të jenë në burg. Ndërsa e kanë cilësuar arrestimin e tyre, si plotësim të kërkesave të politikës.

Unioni ka kërkuar nga Prokuroria të sqaronte se përse nuk ka pasur të arrestuar apo të shoqëruar në institucionet ligjzbatuese të vendit, persona nga grupi që bllokoi rrugën dhe rrahën një gazetar në Himarë, në datën 12 gusht.

“A ka pasur të shoqëruar nga ata që kanë bllokuar rrugën në datat 12-13? A ka pasur persona të ndjekur penalisht për dhunimin e gazetarëve? I kërkojmë gjykatës së Vlorës se kemi konstatuar njëanshmëri. Nuk ka asnjë të ndaluar nga ky grup”, thuhet në deklaratën e Unionit Studentor të Vlorës.

Ata kanë deklaruar se për vdekjen në aksident të dyshuar të Aristotel Gumës janë pesë persona që po qëndrojnë në burg, kur fare mirë hetimi ndaj tyre mund të ishte bërë në gjendje të lirë.

“Për vdekjen e A. Gumës ka pesë të burgosur, kur dihet se vdekja e tij ka ardhur nga një aksident automobilistik. Kërkojmë procedim në gjendje të lirë. Nuk kanë pse rrinë të burgosur për shkak të presioneve politike. Arrestimi i tyre ka qenë politik për të kënaqur interesat aspak ligjore dhe kombëtare”, thuhet në deklaratën e Unionit Studentor të Vlorës.

a.k/NOA

KOMENTE