English

Zebrat e lira vërshojnë nëpër rrugë, përhapin panik (VIDEO)

Sakramento, 19 Gusht NOA - Dy zebra, janë larguar gjatë një transporti, duke krijuar panik në Carmichael, një qytet në lindje të Sakramentos.

Të dy kafshët kanë mobilizuar me dhjetëra policë, të cilët u përpoqën në çdo mënyrë për të ndaluar dy ekzemplaret e bukura në vija, por vetëm rastësia bëri të mundur kapjen e tyre.

Një nga zebrat ra në një pishinë, ndërsa tjetra u bë pjesë e një aksidenti automobilistik.

Të dy kafshët, në gjendje të shëndetshme, arritën në Oregon në një fermë ku do të jetojnë së bashku me llojin e tyre.

r.b/NOA

{youtube}CuI3gL8cCp4{/youtube}

KOMENTE