Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet duke shkuar të ujiste hashashin, digjen 70 rrënjë dhe i kapet një “Shotgan”
English

Arrestohet duke shkuar të ujiste hashashin, digjen 70 rrënjë dhe i kapet një “Shotgan”

Përmet, 19 gusht, NOA – Një 25 vjeçar nga qyteti i Përmetit është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për Ervin Bregasin lindur dhe banues në fshatin Vërçisht të Komunës Frashër Përmet.

Sipas policisë arrestimit i tij është bërë në orën 04:00 të mëngjesit, teksa 25 vjeçari ka qenë duke shkuar në parcelën e mbjellë me hashash në pyll. Ai kish mbjellë rreth 70 rrënjë bimë kanabis sativa dhe mbante me vete një armë gjahu pa leje “Shotgan”.

Sipas policisë, agjentët e Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet kishin marrë informacion në rrugë operative se në vendin e quajtur “Fundi i pyllit të Llapushës”, i cili ndodhet në fshatin Vërçisht të Komunës Frashër Përmet, ishte një parcelë e mbjellë me bimë narkotike.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe në orën 04.00 të mëngjesit arriti të kapte në flagrancë, duke shkuar në parcele shtetasin Ervin Bregasi.

Bregasi, “nuk ka kundërshtuar apo t’i kundërpërgjigjej policisë, por e ka dorëzuar armën menjëherë pasi veprimet e policisë ishin të mirorganizuara dhe autori s’kishte mundësi të largohej apo të kundërpërgjigjej”, thuhet në njoftimin e Policisë për këtë ngjarje.

Policia sqaron se Bregasi kishte zgjedhur një arë në mes të pyllit, rreth 200 metër katror dhe kishte mbjellë 70 rrënjë kanabis sativa.

“Këto bimë varionin nga 150 centimetra deri në 270 centimetra të larta. Nga ana jonë u bë asgjësimi i tyre me anë të djegies dhe disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, i riu ka pranuar se ishte autor i kultivimit të këtyre bimëve.

a.k/NOA

KOMENTE