Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një grua, i vodhi varësen në qafë 70 vjeçares
English

Arrestohet një grua, i vodhi varësen në qafë 70 vjeçares

Korçë, 19 gusht, NOA – Policisë së Korçës i është dashur të merret disa orë të mira me denoncimin e një 70 vjeçare për humbjen e varëses së saj prej floriri. Objekti me një vlerë të konsiderueshme nuk kish humbur në asnjë prej sirtarëve të shtëpisë së 70 vjeçares me inicialet S. N, por ishte “zhdukur” nga qafa e saj ku e mbante të varur.

70 vjeçarja ka paditur në polici një tjetër grua, e cila sipas saj ka përfituar në një moment, kur S. N nuk ka pasur mendjen dhe i ka marrë nga qafa varësen prej floriri.

Policia e Korçës ka bërë dje ndalimin e shtetases së dyshuar, 49 vjeçares me inicialet F.B, banuese në Korçë, në lagjen Nr. 17.

a.k/NOA

KOMENTE