Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova në BE, ekspertët: Kosova po vonon me përmbushjen e kritereve
English

Kosova në BE, ekspertët: Kosova po vonon me përmbushjen e kritereve

Prishtinë, 19 gusht, NOA – Institucionet e Kosovës po vonojnë në përmbushjen e kritereve për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Ky është vlerësimi i disa ekspertëve kosovarë për çështjet e integrimit në BE, të cilët mendojnë se integrimi në BE kërkon plotësimin e shumë kritereve dhe Kosova gjendet ende larg plotësimit të tyre, për rrjedhojë edhe larg integrimit në Bashkimin Evropian.

“Një ndër problemet më të mëdha politike është edhe fakti, që Kosova nuk është njohur nga 5 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Kur Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, mosnjohja nga këto 5 vende mund ta zgjasë procesin dhe të shkaktojë probleme”, thotë specialisti kosovar për çështjet e integrimit, Shenoll Muharremi.

Ndërsa zëvendësministri për Integrimin në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, theksoi se “Sfidat kryesore në raport me Brukselin, janë se nuk kemi marrëdhënie kontraktuale me Brukselin, e kjo ndodh për shkak se 5 shtete nuk na kanë njohur. Në raport me punët e brendshme, që institucionet e Kosovës duhet t’i bëjnë, janë një numër i madh sfidash, por mendojmë që ministria do të arrijë t’i tejkalojë një pjesë të tyre, ka siguruar zëvendësministri i Integrimit.

Një tjetër ekspertë, Fatmir Curri thotë për këtë çështje se “Kriteret themelore, të cilat duhet urgjentisht t’i adresohen Kosovës, janë sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit edhe progresi në përgatitjen e legjislacionit ekonomik”.

Sipas tij, ky proces i plotësimit të kritereve po has një ngecje, pasi sfida kryesore shfaqet me mungesën e financave dhe kapacitetit administrativ institucional për t’i përmbushur këto kritere.

Sipas ekspertëve një nga kriteret kryesore për t’u integruar në BE, sipas ekspertëve është edhe bashkëpunimi rajonal, duke ditur se autoritetet e larta të Kosovës, kanë shpallur si një ndër prioritetet strategjike, integrimin e Kosovës në BE, por edhe zhvillimin e vetë shtetit të ri.

mit/NOA
KOMENTE