Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ngjarja e Himarës, në dorë të drejtësisë
English

Meta: Ngjarja e Himarës, në dorë të drejtësisë

Tiranë, 19 gusht, NOA – “Besoj se prokuroria dhe organet e ligjit do ta zbardhin atë krim të shëmtuar dhe njëkohësisht do të vendosin autorët para përgjegjësisë në maksimumin që jep ligji".

Ky është reagimi që ka bërë sot zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, në lidhje me vdekjen e 35 vjeçarit Aristotel Guma në datën 12 gusht në Himarë, si pasojë e një aksidenti.

Kreu i diplomacisë shqiptare nuk ka pranuar të bëjë komente të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje, duke theksuar se është drejtësia ajo që do të flasë për këtë çështje.

Meta ka folur sot ne daljen per mediat dhe për situatën në Kosovë, duke deklaruar se qëndrimi i palës shqiptare është i qartë në lidhje me çështjen e rezolutës që mund të paraqesë Serbia.

Meta tha se ka thirrur në një takim ambasadorin e Serbisë në Tiranë dhe i ka sqaruar se bërja e rezolutës nuk do të ndikonte që edhe Tirana të bënte të njëjtën gjë.

“Udhëheqësit serbë duhet të përkushtohen për integrimin e Ballkanit”, u shpreh Meta duke shtuar se “pavarësia e Kosovës është e paprekshme”.

a.k/NOA

KOMENTE