Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri serb për Kosovën, vizitë private në Mitrovicë
English

Ministri serb për Kosovën, vizitë private në Mitrovicë

Prishtinë, 19 gusht, NOA - Policia e Kosovës nuk ka lejuar që Ministri serbë për Kosovën, Dragan Petkoviç, të hyj në Kosovë në mënyrë zyrtare, por e ka lejuar atë të zhvillojë një vizitë privat.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se policia kishte marrë urdhë për mos të lejuar hyrjen e këtij zyrtari në Kosovë, ndërsa me një vendim tjetër atij i është lejuar hyrja për çështje private.

“Policia e Kosovës për një çast ka ndaluar zotin Petkoviq, pasi i njëjti ka figuruar në listën personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë për çështje të vizitave zyrtare”.

“Mirëpo, pas marrjes së vendimit që ai të dëbohet nga territori i Kosovës, ai është rikthyer me një vendim tjetër, pasi po qarkullonte me automjet privat dhe vizita e tij në Kosovë ishte për çështje private dhe nuk kishte të bënte me çështje zyrtare” tha Hoti, duke shtuar se Petkoviç është ndaluar në rajonin e Mitrovicës.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një vendim dhe i ka njoftuar edhe autoritetet ndërkombëtare se do të pezullojë lejet për hyrjen e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, për shkak të, siç thuhet, keqpërdorimit të këtyre vizitave dhe dhënies së mesazheve politike.

NOA/RFE

KOMENTE