Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Aksidentet, viktima si në Afganistan, Basha mban përgjegjësi për kasaphanën
English

PS: Aksidentet, viktima si në Afganistan, Basha mban përgjegjësi për kasaphanën

Tiranë, 19 gusht, NOA – Partia Socialiste ka bërë përgjegjës për numrin e aksidenteve në vend, ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha. Deputeti i PS-së, Artan Gaçi në një deklaratë për mediat u shpreh se si pasojë e mos marrjes së masave, “viktimat e aksidenteve rrugore në Shqipëri, janë në nivele të përafërta me vrasjet në Afganistan”

Gaçi ju referua deklaratave të bëra sot nga Basha në Durrës duke theksuar se niveli i aksidenteve në vend nuk fshihet me lojëra fjalësh.

Ai u shpreh se “Lulzim Basha deklaroi se ka rënë numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, kur në fakt jo vetëm që numri i aksidenteve ka qenë më i lartë, por më shumë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e këtyre aksidenteve se një vit më parë”, tha Gaçi.

Sipas tij në muajin korrik 2010, “sipas të dhënave të vetë Policisë së Shtetit, pati 151 aksidente prej të cilave humbën jetën 51 qytetarë, krahasuar me 148 aksidente e 48 jetë të humbura në korrikun 2009 kur Ministrinë e Brendshme nuk e drejtonte Lulzim Basha”.

Ai ka deklaruar se siguria në rrugë nuk është përmirësuar dhe numri i vdekjeve nga aksidentet është rritur .

“Basha mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kasaphanën që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë në rrugët e Shqipërisë gjatë këtij sezoni turistik. Prandaj sot i bëjmë thirrje Ministrit Basha që në vend që të humbasë kohën në fushata propagande e mashtrimi që pakkush ia beson, të angazhohet seriozisht për të adresuar këtë situatë që po u kushton jetën e shëndetin dhjetëra qytetarëve shqiptarë e po nxin imazhin e vendit”, u shpreh Gaçi.

a.k/NOA

KOMENTE