Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, “Hixhabi”, muslimania denoncon shefin e saj në Disnayland për diskriminim
English

SHBA, “Hixhabi”, muslimania denoncon shefin e saj në Disnayland për diskriminim

Kaliforni, 19 gusht, NOA – Vetëm pse kishte veshur “hixhabin”, shaminë e kokës, ndërsa po punonte në parkun e Disneyland në Kaliforni, një grua marokene bëhet pre e diskriminimit fetar.

Kështu i ndodhi një punonjëseje amerikane me origjinë marokene, në parkun e njohur Disneyland në shtetin e Kalifornisë.

E marrë në punë në një lokal pranë këtij parku lojërash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy vjet më parë, 26 vjeçarja, Imane Boudlal, meqenëse nisi muaji i madhënueshëm i Ramazanit, muaji i faljes për çdo besimtar të Islamit, provoi që të dielën për herë të parë të vishte “hixhabin”, përgjatë turnit të saj të punës.

Por, posa e ka parë këtë gjë, shefi i saj ka reaguar në mënyrë shumë fyese ndaj 26 vjeçares, duke i kërkuar asaj ta hiqte menjëherë, dhe të mos u dilte klientëve me atë veshje, sipas tij e papërshtatshme.

Madje ai, në rast të mosbindjes së saj për ta hequr “hixhabin”, duhej të shkonte të bënte ndonjë detyrë tjetër, dhe këtë larg klientëve në park.

Muslimania mësohet që të ketë denoncuar përë këtë shefin e saj në Disneyland.

mit/NOA
KOMENTE