Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Torturat makabër të Filipineve, videoja që ka shokuar të gjithë vendin
English

Torturat makabër të Filipineve, videoja që ka shokuar të gjithë vendin

Tiranë, 20 gusht 2010 NOA/ Rid Bulku - I zhveshin të burgosurit dhe më pas i torutrojnë ato me gjakftohtësi. Imazhe të akullta, të realizuara me anë të një telefoni celular, janë duke bërë xhiron në të gjithë televizionet e Filipineve.

Videoja amatore e një informatori anonim, dokumenton torturat e tmerrshme ndaj një të burgosuri. Sipas televizionit ABS-CBN, viktima ishte një hajdut i kapur në një lagje të varfër në Manila.

Video tregon një polic duke tërhequr një litar të gjatë të lidhur rreth organeve gjenitale të hajdutit. Policia informoi gazetarët se 11 policë janë nën hetim mbi akuzat të veprave penale.

Nëse dënohen dhe viktima për shkak të abuzimeve të pësuara do të ndahet nga jeta atëherë policët do të vuajnë një dënim prej 40 vite burgim.

Sipas një studimi të Amnesty International, Hazel Galang, një fakt i tillë mund të shërbejë si provë për presidentin Benigno Aquino III, duke parë që në Filipine nuk ekziston ende një ligj kundër torturave.

{youtube}UOIlPibTp4s{/youtube}

Në 50 ditë pas përfundimit të mandatit të Presidentit, faktikisht, ky nuk është rasti i parë i abuzimit të këtij lloji.

Një vit më parë, një kolonel i policisë u pa teksa qëllonte me grushte një të arrestuar, të cilit i kishin mbuluar fytyrën me një qese plastike.

Në kohët e fundit, një tjetër video tregojnë tre të rinj në pranga, dy nga të cilët janë të detyruar për tu puthur me njëri-tjetrin.

Koloneli në këtë video, u shkarkua nga detyra e tij dhe tashmë është nën hetim, ndërsa për sa i përket rastit të dytë djemtë nuk kanë ngritur asnjë akuzë.

r.b/NOA

KOMENTE