English

Vendimi i gjykatës, 15 vjet burg plakut që abuzoi seksualisht me fëmijën

Kolumbi, 20 Gusht NOA - Italiani Paolo Pravisani është dënuar me 15 vjet heqje lirie nga gjykata e Kartagjenës, në Kolumbi dhe kjo pasi akuzohej për abuzime seksuale ndaj një 14 vjeçari.

Pravisani, 72-vjeçar, me profesion inxhinier aeronautike dhe ish pilot, është arrestuar në muajin mars të vitit 2009, është dënuar me një gjobë dhe tashmë duhet të përballet me një dënim prej 15 vitesh burgim.

Djali, Yesid Torres Tovar, është gjetur i vdekur në banesën e Pravisani në Kartagjenë më 23 shkurt të 2009. vdekja me sa është bërë e ditur ka ardhur si rrjedhojë e një mbidoze.

Gjatë këtij procesi janë dënuar me 10 vite heqje lirie Hilda Rosa Martinez dhe Angeklica Tovar Julio, me akuzën e bashkëpunimit.

r.b/NOA

KOMENTE