English

Aeroplanmbajtësia amerikane shpëton tetë marinarë iranianë

Uashington, 20 gusht, NOA - Helikopterët e marinës së Shteteve të Bashkuara kanë shpëtuar tetë marinarë iranianë, anija e të cilëve ishte kapluar nga flaka në Detin e Arabisë.

Në deklaratën e Komandës së Flotës së Pestë thuhet se operacionin e shpëtimit e kryen dy helikopterë nga aeroplan-mbajtësja “Harry Truman”.

Marina amerikane tha se tetë marinarët iranianë do të mbeten në aeroplan-mbajtëse derisa të aranzhohet kthimi i tyre në shtëpi.

NOA

KOMENTE