English

Britania, Libisë: Mos kremtoni njëvjetorin e lirimit të Megrahit

Londër, 20 gusht, NOA – Ndërsa sot mbushet plot një vit nga lirimi i sulmuesit me bombë të qytetit skocez Lockerbie, Abdelbasset al-Megrahi, Britania e Madhe i ka kërkuar Libisë të mos festojë këtë katë datë, pasi kjo mund të sillte çaerje në marrëdhëniet ndërmjet Libisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Rikthimi një vit më parë në kryeqytetin e Libisë Tripoli i Megrahit ishte pritur me entuziazëm në Libi.

Abdelbasset al-Megrahi, ishte personi i vetëm që u dënuar me burgim të përjetshëm për sulmin me bombë në fluturimin Pan Am mbi qytetin Lockerbie në Skoci, në vitin 1988, ku mbetën të vdekur plot 270 njerëz.

Ai u lirua pas tetë vitesh burgu, në 20 gusht të 2009-ës, pasi vuante nga kanceri, dhe mjekët kishin lajmëruar se i kishin mbetur edhe vetëm tre muaj jetë.

Por, një vit pas lirimit të tij, Megrahi është ende gjallë, madje janë të forta edhe polemikat e dala hapur se ishte kompania gjigande britanike e naftës BP, që ndihmoi në lirimin e të burgosurit, për të bërë një marrëveshje me Libinë.

mit/NOA
KOMENTE