English

Edgar Davids kthehet për të luajtur në Angli, shkon te Crystal Palace

Angli, 20 Gusht NOA – Edgar Davids kthehet për të luajtur në Angli. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, 37-vjeçari mesfushor holandez, pasiv nga viti 2008, që nga skadimi i kontratës me klubin e Ajaksit, ka vendosur të pranojë ofertën e Crystal Palace dhe që ditën e sotme mund të hedhë firmën mbi një kontratë të propozuar nga klubi anglez i divizionit të dytë.

Davids, një ish lojtar i Milanit, Juves, Barçës dhe Inter, ka luajtur në Angli dhe më parë ku kujtojmë se nga viti 2005 deri në 2007, ai ka veshur fanellën e Tottenham.

r.b/NOA

KOMENTE