Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kakavijë: Masa për kthimin e emigrantëve, shtohen sportelet, ja oraret më të përshtatshme
English

Kakavijë: Masa për kthimin e emigrantëve, shtohen sportelet, ja oraret më të përshtatshme

Kakavijë, 20 gusht, NOA – Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër ka marrë një sërë masash për shmangien e rradhëve të gjata, gjatë kthimit të emigrantëve për në vendet e punës, në Greqi.

Korrespondenti i agjencisë NOA në bazë të informacioneve zyrtare raporton se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë shtuar sportelet për në daljen e emigrantëve për në shtetin helen, nga 4 që ishin ekzistues, në 9 sportele aktualisht.

Madje në rast të rritjes së madhe të fluksit të emigrantëve do të shtohen edhe 5 sportele të tjera.

Mësohet se në fuksion të shmangies së radhëve të gjata dhe të pikut të fluksit, Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës, ka njoftuar dhe oraret më të përshtatshme për emigrantët dhe qytetarët që do të përdorin pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për të lëvizur me makinat e tyre për në shtetin grek.

Orët më të përshtatshme për lëvizjen e emigrantëve me autovetura janë , nga ora 01.00 e mëngjesit deri në orën 06.00 të mëngjesit, si dhe nga ora 12.00 e drekës deri në orën 18.00.

Drejtoria e Gjirokastrës bën me dije se prej orës 06.00 e mëngjesit deri në orën 12.00 të drekës si dhe prej orës 18.00 të mbrëmjes deri në orën 24.00 të mesnatës, nëpërmjet kësaj pike do të lëvizin autobuzët për në shtetin grek, dhe numri i tyre është relativisht i lartë.

Sipas drejtorisë rajonale të kufirit dhe migracionit në Gjirokastër, në oraret që përpunohet dokumentacioni i pasagjerëve të autobuzëve konsiderohet pikë fluksi për shkak të numrit të madh të autobusëve, që lëvizin në këto orare në drejtim të shtetit grek dhe për këtë arsye drejtuesit e autoveturave duhet t’i shmangin këto orare dhe të lëvizin në oraret e lartpërmendura.

Po kështu Drejtoria e Policisë së Qarkut dhe Njësia Rajonale për Sigurinë Rrugore ka marrë masa edhe sa i përket rendit dhe sigurisë në pikat e kalimit apo qendrat e banuara si dhe për parandalimin e aksidenteve në akset rrugore jugore.

Nga korrespondenti ynë në Gjirokastër raportohet se vetë drejtuesi i drejtorisë rajonale të kufirit dhe migracionit në Gjirokastër, Eduart Caka është takuar me homologun e tij të Janinës dhe Drejtorin e Epirit, për të koordinuar veprimet si dhe për të shtuar sportelet edhe nga ana e policisë greke, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme dhe të shmangen radhët e gjata.

Të gjitha këto masa vijnë pas përballimit me sukses të fluksit të ardhjes së emigrantëve dhe të turistëve për në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës, masa të cilat sipas policisë së Gjirokastrës duhet të mundësojnë në të njëjtat standarde edhe kthimin e emigrantëve në vendet e punës, dhe shmangien e rradhëve të gjata dhe përpunimin e dokumenteve.

mit/NOA
KOMENTE