Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kemi fakte të reja për Priftin, Vokshin dhe një tjetër zyrtar të lartë
English

Rama: Kemi fakte të reja për Priftin, Vokshin dhe një tjetër zyrtar të lartë

Tiranë, 20 gusht, NOA Update, NOA – Partia Socialiste do të vazhdojë të sjelle fakte të reja për abuzimet e zyrtarëve të lartë. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryetari i PS-së, Edi Rama iu referua në mënyrë specifike deklaratave që janë bërë për ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe deputeten e PD-së, Albana Vokshi.

Rama u shpreh se për “ministrin e përmendur se ka bërë pasuri brenda një viti” do të paraqiten prova të reja shumë shpejt, që sipas tij faktojnë afera korruptive.

Ndërsa në lidhje me pasurinë e deputetes së PD-së, Albana Vokshi, Rama u shpreh se ajo është pjesë e “oktapodit të korrupsionit” që sferat e larta të qeverisë.

Ai u shpreh se do të mblidhen të gjitha shifrat për të parë sesa u kushton shqiptarëve dukuria e korrupsionit dhe cila është fatura e saj.

Ndërsa duke folur për aferat e dyshuara korruptive, Rama u shpreh se “shumë shpejt, sapo të verifikohen provat” opozita do të paraqese fakte dhe për një zyrtar tjetër të lartë të mazhorancës, i cili tha se ka abuzuar me korrupsionin.

Kreu i PS-së theksoi se gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD-së edhe ata që janë dënuar për korrupsion janë liruar. Ai tha se vetëm kryetari i komunës së Golemit është dënuar deri më sot, të tjerët sipas tij, janë lënë të lirë.

a.k/NOA

KOMENTE