English

Rusi, 400 milionë dollarë dëme nga zjarret

Moskë, 20 gusht, NOA - Dëmet nga zjarret e këtij që prekën Rusinë vlerësohen në mbi 400 milionë dollarë. Shifra është publikuar nga ministri rus për Situata emergjente, Sergei Shoigu.

Ai deklaroi për agjencinë Itar-Tas se shpreson që zjarret të jenë nën kontroll të plotë deri më 22 gusht dhe shtoi se do t’i paraqes presidentit rus, Dmitry Medvedev, propozimet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në rajone të caktuara të goditura nga zjarret.

Shërbimi hidrometeorologjik rus ka njoftuar se nga sot deri të shtunën priten të reshura në pjesën më të madhe të vendit, por rreziku nga zjarre të reja vazhdon në pjesën qendrore të Rusisë, në jug të vendit dhe në zona të caktuara të Uraleve të Siberisë.

NOA

KOMENTE