English

Aksident në Tiranë, kamioni përplas kalimtaren, vdes 77 vjeçarja

Tiranë, 21 gusht, NOA – Një grua ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Viktima është Frosina Boboçi, 77 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasi një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur kalimtaren në momentin që ajo ka që qenë duke kaluar rrugën, i thane agjencise NOA, burime policore qe po hetojnë aksidentin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrugën së Elbasanit rreth orës 09:30 të ditës së sotme.

Pak pas aksidentit të pranishmit në vendngjarje e kanë dërguar menjëherë në spital të aksidentuarën, por goditja e mjetit ka qenë fatale për të.

Policia njofton se është bërë arrestimi i drejtuesit të kamionit, i cili është 23 vjeçari Lorenc Doka.

Gruaja e moshuar është goditur me pjesën e pasme të kamionit në kohën që ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës për në tjetrin.

a.k/NOA

KOMENTE