English

Ivanov: Maqedonia është në presion për çështjen e emrit

Shkup, 21 gusht, NOA - Presidenti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), Grigor Ivanov deklaroi sot në Ohër se ky vend është nën trysni të fortë për tejkalimin e kontestit me emrin, ndërkohë që Greqia, siç u shpreh ai, është kursyer nga kjo gjë nga autoritetet ndërkombëtare.

“Çështja rreth emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë kërkon durim dhe vëmendje të jashtëzakonshme, që neve na imponohet sa më shpejt të gjendet zgjidhje, si parakusht për integrimet euroatlantike, që aspak nuk është paraparë me marrëveshjen e përkohshme me Greqinë fqinje nga viti 1995, tha Ivanov, në takimin me gazetarët në Ohër.

Ivanov me këtë rast përmendi lëshimet e diplomacisë së Maqedonisë në të kaluarën.

Sipas Ivanovit, Greqia i shkel dispozitat nga marrëveshja e atëhershme, të paracaktuara se nuk do t'i pengonte integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se "juridikisht të gjitha të drejtat janë në anën tonë".

Në kontekst të vlerësimeve të tij se nuk guxon të shpejtojë me çfarëdo qoftë zgjidhje për çështjen, Ivanov, i pyetur se cilat do të ishin garancitë nga pala greke, tha se do ta respektojë marrëveshjen që ka dalë nga bisedimet aktuale kur përvojat e deritanishme e tregojnë të kundërtën.

Sipas z.Ivanov, Maqedonia është për zgjidhje, por shtoi se me këtë rast shteti duhet të mbajë llogari për dinjitetin e tij, sepse nuk është në pikëpyetje vetëm emri i shtetit, por edhe identiteti.

NOA/INA

KOMENTE