Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, Berisha: Shqipëria, vendi ku jetohet mirë, për shkak të investimeve
English

Korçë, Berisha: Shqipëria, vendi ku jetohet mirë, për shkak të investimeve

Korçë, 21 gusht, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar njërin prej segmenteve më të rëndësishme të unazës veriore të qytetit të Korçës, segmentin nga varrezat e Qytetit në Kryqëzimin e Ersekës, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 136.978.670 lekë.

“Shpreh kënaqësinë se ndaj me ju gëzimin e inaugurimit të njërit prej segmenteve më të rëndësishme të unazës së qytetit tuaj. Unazë, e cila me përfundimin e lotit, që është në ndërtim e sipër kompletohet tërësisht, duke bërë, që Korça të jetë pas Tiranës, qyteti me unazën më të madhe dhe më të bukur”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit gjithçka është bërë e mundur, sepse në këto pesë vite kjo mazhorancë ia ka dalë të investojë në infrastrukturën dhe sektorë të tjerë të këtij rrethi, një shumë prej 380 milion euro.

“Korça nuk do të ishte një nga qytetet ku jetohet më mirë në rast se nuk do ishin asfaltuar gjatë këtyre pesë viteve 360 km rrugë. Korça dhe Shqipëria, nuk do të ishte një nga vendet ku jetohet më mirë, në rast se këtu në Korçë nuk do të ishin ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër 165 km rrugë kombëtare. 140 km rrugë në komunat dhe fshatrat e saj, 45 km të tjera ndërkomunale. Korça nuk do të ishte një ndër qytetet ku jetohet më mirë dhe Shqipëria nuk do të ishte e 57-a në botë për një jetesë më të mirë, nëse këtu në Korçë, nuk do të kishim investuar 155 milion euro vetëm në sistemin e kanalizimeve, trajtimin e ujërave të zeza, nga Qafë Thanë deri në Leskovik”, tha shefi i qeverisë.

Shefi i qeverisë edhe në këtë tur inaugurimi premtoi se investimet në infrastrukturë dhe në sektorë të tjerë si për Korçën ashtu edhe për qytetet e tjera në vend do të shtohen gjithnjë e më shumë.

“Jam sot këtu, për t’ju garantuar se investimet në këtë rreth dhe mbarë Shqipërinë do të vazhdojnë me intensitetit më të madh se bashkërisht do ta bëjmë Korçën dhe Shqipërinë edhe më të bukur, edhe më të këndshme për të jetuar, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për miqtë e tyre kudo në botë”, siguroi qytetarët e Korçës, zoti Berisha.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri u ndal në shkrimet, që shtypi botëror ka botuar ditët e fundit, ku Shqipëria klasifikohet si një ndër vendet më të mira për të jetuar në botë.

“Nga 200 vende të planetit, Shqipëria jo vetëm renditet në 100 vendet më të mira për të jetuar, por pozicionohet në vendin e 57-ë”, nënvizoi shefi i qeverisë.

Ky klasifikim, sipas kryeministrit ka ardhur për shkak të investimeve të shumta që ka bërë qeveria në sektorë të ndryshëm dhe konkretisht në favorizimin e biznesit.

“Korça dhe Shqipëria, nuk do të mund të ishin një vend ku mund të jetohet më mirë në rast se ne nuk do të krijonim klimën e biznesit që krijuam dhe vendin e investimeve të ndaluara 15 vjet më parë e shndërruam në një nga vendet më tërheqëse për investime në Evrope dhe në Botë. Gjithçka është bërë në këtë vend , është bërë me mund të madh me sakrifica” tha kryeministri.

Shefi i qeverisë premtoi që investimet e qeverisë si në Korçë dhe në mbarë vendin do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, duke e bërë Shqipërinë një vend të frekuentuar nga turistët e shumtë, si në bregdet ashtu edhe në zonat malore, të cilat janë po aq të bukura dhe me potenciale turistike sa edhe bregdeti i gjatë dhe i thyer shqiptar.

mit/NOA
KOMENTE