Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Braçe: Të publikohen kontratat për 6 HEC-e të lidhura nga Tartari dhe Prifti
English

PS, Braçe: Të publikohen kontratat për 6 HEC-e të lidhura nga Tartari dhe Prifti

Tiranë, 21 gusht, NOA - "Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, përmes zyrtarit përgjegjës, ministrit të Ekonomisë, ka lajmëruar 4 ditë më parë, një valë të re, të dytë, të dhënies së pasurive kombëtare publike me koncesion".

Kështu e ka nisur sot konferencën për shtyp deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili publikoi dokumentacione të reja që implikojnë deputeten Albana Vokshi dhe bashkëjetuesin e saj, Arian Tartari.

Duke nisur nga kontratat për dhënien me koncesion të pasurive kombëtare për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq, me përfitues kompaninë ALBAENERGIAPLUS, me pronar shtetasin Arian Tartari, deputeti Braçe në emër të selisë rozë, theksoi se “ne kërkojmë publikimin e kontratës së lidhur mes ministrisë se Ekonomisë dhe shtetasin në fjalë për të parë të gjithë shqiptarët, sesi jepen politikisht 6 hidrocentrale, për tu ndërtuar brenda 1 dite”.

Në këtë kontekst Braçe evidentoi për mediat se ministri, Prifti, tregoi për 51 kërkesa për HEC-et, me një vlerë investimi, 258.8 milion euro.

Sipas deputetit të PS-së, në një tjetër dokument thuhet se tre muaj më parë, zëvendësi i tij, duke bërë konkluzionet e valës së parë të dhënies së pasurive kombëtare, për 264 “HC”, me një vlerë investimi, sipas tij, 2.4 miliard dollarë.

Braçe nënvizoi se vlera e pasurisë kombëtare vënë në dispozicion përmes kontratave koncesionare, kalon 1.2 miliard dollarë, dhe në këtë kontekst, për vlera të tilla, ligjshmëria, transparenca e konkurrueshmëria në procedura, eficenca e përdorimit të burimeve kombëtare, duhet të jenë parimet bazë.

Duke iu referuar këtij procesi, i cili sipas zotit Braçe nuk mund të jetë ekskluziv dhe klientelist, deputeti i PS-së, tha se “brenda tre muajve, kryeministri Sali Berisha, ka marrë dy vendime, që hedhin poshtë Sali Berishën, rrëzojnë parimet e ligjshmërisë, transparencës, konkurrueshmërisë dhe eficencës, forcojnë karakterin klientelist, ekskluziv, korruptim, të procesit të dhënies së pasurive kombëtare me koncesion”.

Sipas zotit Braçe, vendimi i parë i datës 16.06.2010 rivendos në afat lejet koncesionare të dhëna në valën e parë, dhe konfirmon daljen jashtë ligjit të kontratave të lidhura, dështimin e përfituesve në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, mungesën e frikshme të kapaciteteve financiare dhe të burimeve njerëzore.

Ndërkohë synimi i këtij vendimi për deputetin e selisë rozë është shpëtimin e kontratave të klientëve politikë e ekonomikë të kryeministrit, krijimin e një mundësie të dytë antiligjore për ta dhe krijimin e mundësie të re për tregtimin e lejeve koncesionare në duar të tjera të tregut sekondar, për të nxjerrë përfitime maksimale, duke zgjeruar përmasat e korrupsionit në dhënien me koncesion të pasurisë kombëtare.

Duke iu referuar vendimit të dytë të 13 gushtit, 2010 rrëzon vendimin e parë të Sali Berishës dhe heq krejtësisht oponencën, duke i hapur rrugë një procesi tërësisht formal e korruptim, që thjesht jep leje kudo e tek cilido, për shfrytëzim të pasurive kombëtare.

Deputeti socialist, bëri me dije se prej një viti e gjysmë gara për këto HEC-e mbahet e bllokuar, dhe se vetëm në maj të këtij viti, ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës ka shpallur garën, duke përmbledhur në një koncesion të vetëm gjithë pellgun e lumit Mat e duke shkelur hapur kriteret e përcaktuara në dy vendimet e Sali Berishës.

Sipas Braçes edhe këtu dokumentet e tenderit u janë mohuar u janë mohuar për 45 ditë kompanive, të cilat konfirmuan pikërisht mbajtjen peng për 45 ditë të dokumentave të tenderit dhe duke konfirmuar edhe shkeljen e afatit ligjor.

Deputeti Erion Braçe tha se ky rast konkret materializon paligjshmërinë e këtij procesi, shkeljen e vendimeve të qeverisë, konkurrencën formale dhe paracaktimin e përftuesve të këtyre pasurive kombëtare e mundësive ekonomike.

Andaj, nënkryetari i Grupit Kuvendor Socialist, vlerësoi procesi i dhënies me koncesion të pasurive kombëtare është thellësisht i errët, jo transparent dhe ka nevojë për dritë.

“PS kërkon publikimin e menjëhershëm të çdo kontrate të lidhur për dhënie me koncesion të pasurive kombëtare, për të parë qartë përfituesit, vlerat, detyrimet, përmbushjen e tyre në bazë të ligjit”, tha Braçe.

mit/NOA
KOMENTE