Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritja e çmimit të bukës në rajon, qeveria e Maqedonisë merr masa
English

Rritja e çmimit të bukës në rajon, qeveria e Maqedonisë merr masa

Tiranë, 21 gusht, NOA – Rrija e çmimit të produkteve të grurit, pas zhvillimeve në Rusi ka sjellë një efekt zinxhir në gjithë rajonin.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski deklaroi se qeveria që e drejton ai po e përcjell gjendjen me shtrenjtimin e bukës dhe në qoftë se ka nevojë në fazë të caktuar do të dalë me masa.

Sipas Gruevskit, shtrenjtimi i bukës në të gjitha vendet është rezultat i disa fatkeqësive, siç është ajo në Rusi ku një e katërta e të mbjellave drithërore u dogjën, por edhe të fatkeqësive kohore në shtete tjera.

"Si rezultat i kësaj çmimi i grurit dhe bukës u rrit në më shumë vende. Po e përcjellim këtë zhvillim me kujdes dhe në qoftë se vijmë deri te një situatë të tillë kritike që të duhet të ketë intervenim, do të dalim me masa, por tani për tani vlerësimi është se duhet të vazhdohet me përcjellje të kujdesshme dhe analizë", tha Gruevski.

NOA/INA

KOMENTE