Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxhuku: Qëndrimet e Bollanos po rrënojnë ekonominë e turizmin në Himarë
English

Buxhuku: Qëndrimet e Bollanos po rrënojnë ekonominë e turizmin në Himarë

Tiranë, 22 gusht, NOA – Ndryshe nga deklaratat dhe qëndrimet e politikës, Administratori i Konfindustria Gjergj Buxhuku, e sheh ngjarjen e Himarës dhe qëndrimin e autoriteteve vendore atje, si një rrezik për ekonominë dhe varfërimin e banorëve të zonës.

Në një deklaratë për mediat Buxhuaku u shpreh se pas qëndrimeve të autoriteteve kjo zonë do të njoh “rrënim ekonomik të banorëve të qytetit të Himarës dhe rrezikimin e investimeve të kryera nga në industrinë turistike nga veprimet e papërgjegjshme të përfaqësuesve të qeverisjes vendore të saj”.

Ai ka kërkuar nga qeveria shqiptare të ndërhyjë duke mos lejuar bllokimin e rrugëve, të cilat sipas tij sjellin dëme të mëdha në turizmin e vendit.

“Konfindustria i kërkon Qeverisë shqiptare, që të zbatoj masat më të ashpra ligjore për të mos lejuar në asnjë mënyrë përsëritjen e mbylljes së rrugëve kombëtare në asnjë rast dhe sidomos në kulmin kohor të zhvillimit të turizmit”, u shpreh Buxhuku.

Ai ka theksuar se duhen gjetur mënyrat e duhura për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar dhe për të mos lejuar shkatërrimin ekonomik të investimeve turistike të qytetarëve të Himarës “nga veprimet e përsëritura të qarqeve antishqiptare brenda dhe jashtë vendit”.

Duke u ndalur në deklaratat e drejtuesve të pushtetit vendor dhe konkretisht, kryebashkiakut Bollano, Buxhuku shprehet se pasojat e kësaj sjellje do të jenë “largimi i masiv i pushuesve në vitet në vazhdim drejt qendrave të tjera të shumta të bregdetit jugor shqiptar duke filluar nga Dhërmi, Palasa, Vunoi, Lukova, Qeparo, Borshi etj”.

Për pasojë, Buxhuku shton se Himara rrezikon të mbetet një ishull i vetmuar “duke rrënuar kështu ekonomikisht investimet e kryera nga qytetarët himarjot”.

Administratori i Konfindustrias shkon dhe më tej duke deklaruar se pas këtyre deklaratave fshihen dhe qëllim antishqiptare, duke qenë se zhvillimet e fundit turistike në vend, e kanë bërë Shqipërinë një konkurrues të vendeve të rajonit.

“Konfindustria vlerëson, se përdorimi politik nga qarqe të caktuara brenda dhe jashtë vendit i ngjarjeve të rastësishme njerëzore, që mund të ndodhin në çdo kohë dhe në çdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik që ndodhi para disa ditëve në qytetin e Himarës, në mënyrë të drejtpërdrejte përveç qëllimeve të pastra antishqiptare, drejtohet ndaj zhvillimit të ndjeshëm të industrisë së turizmit në Shqipëri”, u shpreh Buxhuku.

a.k/NOA

KOMENTE