English

Ibiza dhe Majorka, tashmë në modë hedhja nga ballkoni pas konsumimit të alkoolit ose drogës

Spanjë, 23 Gusht NOA/Rid Bulku - Në Ibiza dhe Majorka tashmë është në modë “balconing”, ose e thënë ndryshe hedhja nga ballkoni pas një nate me bazë alkooli dhe droge.

Një çmenduri e cila shpesh herë përfundon në spital ose akoma dhe më keq. Diçka e tillë ka shqetësuar së shumti dhe pronarët e hoteleve të Ibizas dhe Majorkës, që tashmë kanë kërkuar vendosjen e masave dhe gjobave për raste të këtij tipi.

Personat që janë ndarë nga jeta kanë arritur numrin 4 në vitin 2010 në dy ishujt e Baleari, që është kthyer në epiqendër të pushimeve verore.

Ndërsa në të gjithë Spanjën personat që kanë vdekur si rrjedhojë e kryerjes së kësaj çmendurie janë 9 në total.

Në ditët e fundit kanë qenë dy djem të cilët kanë përfunduar në spital si rrjedhojë e dëmtimeve të rënda që kanë pësuar.

r.b/NOA

KOMENTE