Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, policia aksion për ruajtjen e qetësisë publike nga zhurmat gjatë natës
English

Kosovë, policia aksion për ruajtjen e qetësisë publike nga zhurmat gjatë natës

Prishtinë, 22 gusht, NOA – Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektorët e kuvendit komunal të Prishtinës kanë ndërmarrë një aksion për t’u kujdesur për zbatimin e rregullores së komunës së Prishtinës, që ka të bëjë me respektimin e orarit të punës dhe uljen e nivelit të zhurmave gjatë natës apo qoftë edhe gjatë fundjavës dhe për ruajtjen e qetësisë publike.

Ky aksion bëjnë të ditur burime zyrtare pranë policisë së Kosovës, për agjëncinë NOA, erdhi si shkak i dhjetëra thirrjeve të mbërritura në policinë e Kosovës nga qytetarë të shqetësuar nga zhurma e madhe, që sipas tyre vinte nga lokale të ndryshme në kryeqytet.

Sipas qytetarëve thirrjet më të shpeshta janë pranuar në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë fundjavës.

Bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve të Prishtinës për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe atë kryesisht përmes zhurmës nga lokale të natës në kryeqytet, zyrtarët policorë së bashku me inspektorë sanitarë dhe inspektorë të tatimit kanë realizuar një operacion gjatë fundjavës rrugët “Qamil Hoxha” , “Rexhep Luci”, “Perandori Justinian”, “Pashko Vasa” etj.

Nga 29 lokale, të cilëve u është kontrolluar dokumentacioni nga inspektorët e komunës, 15 prej tyre nuk posedonin leje për ushtrimin e biznesit pas orës 23:00, duke mos respektuar kështu rregulloren e komunës për orarin e punës.

Katër nga këto lokale nuk përmbushnin kriteret e sanitare dhe disa prej tyre nuk u janë përgjigjur detyrimeve tatimore.

Për këtë shkak këtyre lokaleve policia u ka lënë afate të caktuara, që të plotësojnë tërësisht kushtet e ushtrimit të veprimtarisë së tyre sipas kërkesave ligjore.

Gjatë kontrollit policia ka vendosur gjoba edhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas Nenit 8 të ligjit për rendin dhe qetësinë publike në Kosovë, sanksionet dhe shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën parashikojnë, që “Kushdo që shkakton zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme, që dëgjohet nga banorët përreth apo në rrugë dhe që shqetëson personat e tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00, gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje”; “Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai dënohet me gjobë prej tridhjetë deri pesëqind Euro”; “Nëse kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë deri shtatëqind Euro”.

mit/NOA
KOMENTE