Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Rama të kthehet në rrugën e arsyes, interesat kombëtare janë mbi gjithçka
English

LSI: Rama të kthehet në rrugën e arsyes, interesat kombëtare janë mbi gjithçka

Tiranë, 22 gusht, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka përsëritur dhe një herë ftesën drejtuar opozitës, për të bashkëpunuar për reformat e vendit. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela tha sot se “lidershipi i Partisë Socialiste duhet të pranoi ftesën për të kontribuar në mënyrë konstruktive për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”.

Çela u shpreh se Rama duhet të heq dorë nga politika e konflikteve dhe të mendojë për interesat e vendit.

“Ne shprehim besimin dhe urojmë njëkohësisht, që lidershipi i opozitës, të kthehet në rrugën e arsyes, të heqë dorë nga politika e vjetër e konflikteve artificiale e të paqëna, si dhe të shtrëngojë fort dorën e shtrirë të mazhorancës, për të bashkëpunuar për reformat e rëndësishme në të mirë të vendit”, u shpreh Çela.

Duke vlerësuar se deri më sot PS-ja ka qenë bllokuese ndaj reformave dhe dhënies së alternativave, Çela ka theksuar se ka ardhur koha që PS-ja të mendojë për interesat kombëtare.

“Partia Socialiste duhet ta kuptojë njëherë e mirë, se interesat kombëtare qëndrojnë mbi gjithçka, dhe se qëndrimi në llogore të mbyllura e të betonuara, vetëm e vetëm për hir të interesave personale, është kontributi më negativ që mund të japë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit”, tha Çela.

a.k/NOA

KOMENTE