Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një 50 vjeçar dehet në lokal dhe terrorizon klientët me armë
English

Një 50 vjeçar dehet në lokal dhe terrorizon klientët me armë

Lezhë, 22 gusht, NOA – Një 50 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Bëhet fjalë për Mark Vathin, banues në fshatin Rrile të rrethit të Lezhës.

Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se arrestimi i Vathit është bërë pasi mëngjesin e djeshëm ka qëlluar më armë në mes të një lokali në fshatin Rrile.

Pasi ka pirë disa gota pije alkolike, Vathi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. Por gjendja e tij e dehur ka bërë që të mos kontrollonte drejtimin e armës, duke vënë në rrezik seriozë jetën e klientëve të tjerë që kanë qenë në lokalin e fshatit.

Pas njoftimit të policisë nga pronari i lokalit, personit me inicialet Sh. P, policia ka mbërritur në fshat dhe është vënë në kërkim të 50 vjeçarit.

Pasi e kanë gjetur, forcat e policisë kanë bërë arrestimin e tij. Ndërsa me vete Vathit i është gjetur dhe pistoleta, model “V.Bernadelli” e kalibrit 7.65 mm. Gjithashtu atij i janë gjetur dhe 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

a.k/NOA

KOMENTE