English

Njihen në Facebook, më pas bëjnë seks dhe në fund shantazh: Heshtje në këmbim të parave

Viçenca, 22 Gusht NOA/ Rid Bulku - Nga miqësia e krijuar në Facebook, përfundonin duke kryer marrëdhënie seksuale në hotel dhe më pas shantazh.

Ky ishte aktiviteti i dytë i një aktori 41 vjeçar, Mario Agnoletti, i cili u arrestua nga karabinierët në Viçenca. Ai përfundoi në pranga dhe kjo pasi kishte arritur t’i merrte mijëra euro një “viktime” të tij.

Autoritetet kanë sekuestruar shuam video të regjistruara nga personi në fjalë me përmbajtje erotike, të cilat ai i përdore si shantazh kundrejt femrave me të cilat kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Episodi u denoncua nga një grua e një biznesmeni të famshëm, e cila e kishte njohur Agnolettin në Facebook gjashtë muaj më parë dhe me të ishte takuar në hotele të ndryshme të Romës, madje duke lejuar që marrëdhëniet e tyre seksuale të regjistroheshin dhe në video.

Dy muaj më parë, aktori në këmbim të heshtjes së tij, për të mos publikuar videot dhe për të mos vënë në dijeni bashkëshortin e saj, i kërkoi gruas një mijë euro duke e kërcënuar atë.

Fillimisht ajo kishte paguar dhe më pas kishte plotësuar dhe shumë kërkesa të tjera të Agnoletti, por në fund ajo tepër e nervozuar vendosi të paraqitej tek karabinierët dhe të denonconte aktorin për këtë episod.

Pasi arritën ta ndalonin forcat policore arritën të sekuestronin dhe një sasi të madhe të videove të xhiruara nga aktori me femra të ndryshme të cilat me siguri i kishte njohur nëpërmjet Facebook.

r.b/NOA

KOMENTE