English

Rikthehet skandali i qumështit me melaninë

Kinë, 22 Gusht NOA - Rikthehet skandali i qumështit me melaninë në Kinë. Më shumë se 100 tonelata janë sekuestruar në veri të vendit, 6 persona janë arrestuar dhe 41 të tjerë janë ndaluar nga policia. Sekuestrimet janë kryer në provincat e Hebei, Shanxi dhe Tianjin.

Qumështi përmbante melaninë në një sasi 500 herë më të madhe se sa ajo që është e lejueshme nga ligji. Masat që u morën në provincën veri-perëndimore të Qinghai, iu referuan një paketimi të qumështit me melaninë në përmbajtje, substancën kimike e cila përdoret për prodhimin e materieve plastike dhe përgjegjëse për kontaminimin në vitin 2008, që ndau nga jeta 6 fëmijë dhe intoksikoi 300 mijë në të gjithë vendin.

Tre nga të arrestuarit ishin punonjës të një fabrike, nga e cila prodhohej qumështi i kontaminuar, pranë provincës së Gansu. Tre të tjerët dyshohen të jenë shpërndarës të produktit që duhet të shkatërrohej që në vitin 2008. kjo të paktën siç bëhet e ditur nga burimet policore.

Në skandalin e vitit 2008, doli në pah se melanina ishte përdorur në 22 kompani që prodhonin qumështin pluhur. Qeveria kineze ka mbështetur faktin se të gjithë paketimet e qumështit të kontaminuar janë shkatërruar.

r.b/NOA

KOMENTE