Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Vokshi gënjen, nuk ju përgjigj akuzave të PS
English

Tahiri: Vokshi gënjen, nuk ju përgjigj akuzave të PS

Tiranë, 22 gusht, NOA – Për Partinë Socialiste deklaratat e bër nga deputetja e PD-së, Alba Vokshi janë një përpjekje për tu fshehur nga e vërteta. Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, deklaroi sot se opozita kërkon përgjigje konkrete për faktet e sjella për konçensionet e marra nga bashkëshorti i saj.

“Akuzat ndaj zonjës Vokshi dhe Arjan Tartarit janë konkrete dhe si të tilla kërkojnë përgjigje konkrete. Shmangja e këtyre përgjigjeve me shpifje e trillime është jo vetëm e papranueshme, por mbi të gjitha një shenjë e qartë e nervozizmit që ndjen zonja Vokshi”, tha Tahiri.

Ai tha se deputetja Vokshi duhet të japë llogari për arsyet se pse nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëshortit të saj.

Tahiri tha se nuk ka vakum ligjor për këtë çështje.

Nga ana tjetër ai ka kërkuar nga deputetja dhe sqarimin e pozicionit të saj për dhënien e konçensioneve.

“Albana Vokshi duhet të na sqarojë rolin e saj në sigurimin e koncesioneve të naftës e gazit, në 4 nga 6 fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë, për një kompani të sapokrijuar e pa eksperiencë, aseti i vetëm i së cilës ishte mbështetja politike e Albana Vokshit dhe e shefit të saj, Sali Berisha”, tha Tahiri.

Deputeti i PS-së theksoi se opozita është e vendosur t’i shkojë deri në fund transparencës dhe nxjerrjes së përgjegjësive ligjore e penale për çdo aferë koncesionare e privatizimi të qeverisë.

“Ky është një premtim jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj zonjës Vokshi e familjes politike e biologjike të kryeministrit”, tha ai.

Tahiri ka theksuar se akuzat nuk janë për lirinë e të ushtruarit të biznesit, të cilën e ka çdo qytetarë, por ndikimin që kanë njerëz të veçantë në qeverisje dhe përfitimin në mënyrë abuzive.

“PS nuk i akuzon Albana Vokshin, Arjan Tartarin, Rrahman Selmanllarin, Argita e Shkëlzen Berishën apo dhe vetë Sali Berishën as sepse merren me biznese, e as për faktin që janë bërë milionerë. Jo, ne i akuzojmë zonjën Vokshi e zotin Tartari, Rrahmanin, Argitën, Shkëlzenin dhe pushtetarët e tjerë me në krye Sali Berishën sepse po e përdorin pushtetin e vjedhur për të vjedhur e pasuruar familjet e farefisin e tyre duke grabitur e varfëruar shqiptarët”, tha Tahiri.

a.k/NOA

KOMENTE