English

Zjarret në Greqi: Shpallet emergjenca në ishullin Evia

Athinë, 22 gusht, NOA – Dhjetëra hektarë pyje janë djegur nga zjarri i rënë në ishullin Evia në Greqi.

Autoritetet greke deklaruan sot se është shpallur situata e emergjencës ndaj zjarreve, në jug të ishullit Evia, që shtrihet në veri të Athinës, për shkak të flakëve të mëdha të zjarrit që po djegin pyjet në këtë ishull.

Sipas autoriteteve greke, mësohet se nga flakët e mbrëmshme të zjarrit të rënë kanë nisur të evakuohen banorët e zonës pasi flakët e mëdha të zjarrit po kërcënojnë edhe rajonin e Karystos.

“Është mrekulli që nuk ka viktima”, ka deklaruar shefi i zjarrfikësve të rajonit të ishullit Evia, ndërkohë që nga zjarri i fuqishëm janë shkatërruar hektarë të tërë pyjesh, tri shtëpi dhe janë evakuuar banorët e disa fshatrave përreth.

Një tjetër zjarr i madh është vërejtur edhe në Kretë, bëjnë të ditur autoritetet greke.

mit/NOA

KOMENTE