English

Arbën Xhaferri: Maqedonia mund të funksionojë vetëm si shtet shumë-kombësh

Shkup 23 gusht, NOA – Themeluesi i Partisë Demokratike shqiptare të Maqedonisë, politikani i njohur Arbën Xhaferri, ka deklaruar për agjencinë bullgare të lajmeve “Fokus” se “Maqedonia mund të funksionojë vetëm si një shtet shumëkombësh”.

Sipas politikanit të njohur shqiptar, e ardhmja e Maqedonisë në BE dhe në strukturat e tjera varet pikërisht nga respektimi i këtij kushti, dhe dorazi respektimi i të gjitha të drejtave që burojnë për qytetarët e etnive të tjera, veçanërisht shqiptare në këtë shtet të rajonit të Ballkanit.

“Nëse kjo qasje nuk ndërrohet, politikanët maqedonas do të ballafaqohen në një rreth vicioz”, ka theksuar zoti Xhaferri.

Sipas tij, nëse “Maqedonia dëshiron që të funksionojë si shtet atëherë duhet patur respekt ndaj karakterit shumë-etnik të shoqërisë, e cila kërkon që të hiqet dorë nga privilegjet për ndonjërën etni në dëm të tjetrës, dhe zbatimin me korrektesë të karakterit shumëkombësh”.

Si konstitucionalist i njohur, avokati i njohur i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni, Arbën Xhaferri nënvizoi për median bullgare se “Në shoqëritë moderne funksionaliteti për shndërrohet në standard suprem”.

mit/NOA

KOMENTE