Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 64 vjeçari, dogji 30 hektarë pyll nga pakujdesia
English

Arrestohet 64 vjeçari, dogji 30 hektarë pyll nga pakujdesia

Tiranë, 23 gusht, NOA – Pakujdesia gjatë pastrimit të pronës së tij nga barërat e këqija mund ti kushtojë disa muaj burg, një 64 vjeçari nga fshati Palaq i Prezës në Tiranë.

Muharrem Beqir Kasa dje është arrestuar nga Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, pasi akuzohet si autor i djegjes së rreth 30 hektarëve pyll dhe 100 rrënjë ullinj.

Kasa ka qenë në pronën e tij duke djegur disa prej mbeturinave, por në një moment zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët kanë përfshirë gjithë pyllin.

Veç drurëve të pyllit, zjarri i shkaktuar prej pakujdesisë së tij, ka shkaktuar dhe djegjen e 100 rrënjëve ullinj në një pronë private.

Pas sinjalizimit të policisë kanë nisur hetimet për zjarrvënësin. Kasa akuzohet për veprën penale.atë të“Shkatërrimit të pronës me zjarr”.

a.k/NOA

KOMENTE