Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet magazinieri, vidhte viagra nga depo farmaceutike
English

Arrestohet magazinieri, vidhte viagra nga depo farmaceutike

Milano, 24 gusht 2010 NOA - Një magazinier 48 vjeçar, i punësuar në një farmaci në Milano, është arrestuar pasi u kap teksa merrte fshehurazi viagra dhe i fuste ato në një çantë.

Personi në fjalë, u denoncua nga vetë titullari i kompanisë që ishte vënë re këtë veprim të punonjësit të tij.

Akuza e ngritur nga policia dhe prokuroria milaneze është ajo e mbajtjes dhe shpërndarjes së farmaceutikëve, të cilat i merrte fshehurazi dhe i ndryshonte datat në kompjuterin e magazinës.

Gjatë një kontrolli që u krye në çantën e tij u gjetën dhe ilaçe të tjera, të cilat u sekuestruan menjëherë nga autoritetet.

Ky lloj aktiviteti i 48 vjeçarit kishte nisur që në vitin 2009, ku krahas viagrave u gjetën dhe rreth 80 paketime të barnave për ndërprerjen e shtatzënisë.

Plot 180 kuti të farmaceutikëve xhenerikë, produkte kozmetike dhe kirurgjike, të gjitha të marra në farmacinë ku punonte dhe e gjithë plaçkitja e kryer kap një vlerë prej 20 mijë eurosh në total.

r.b/NOA

KOMENTE